Aubameyang përplas Lamborghinin 315 mijë euro
Ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, është përfshirë në një aksident trafiku me veturën e tij luksoze Lamborghini, që kushton 315 mijë euro.

30-vjeçari u fotografua duke qëndruar afër veturës së tij, pas një përplasjeje me një Mercedes në një rrugë në Hertfordshire të Anglisë.

Aubameyang, që paguhet rreth 200 mijë funte në javë, po kthehej në shtëpi pas një seance stërvitore të premten, kur u aksidentua. Megjithatë, asnjë person nuk raportohet të ketë mbetur i lënduar nga ky aksident, për të cilin raporton The Sun.

"Ishte kolonë kështu që veturat nuk po shkonin shpejt kur u përplasën", tha një dëshmitar.

Sulmuesi që i kushtoi Arsenalit 56 milionë funte luajti në disfatën e djeshme me rezultat 2:0 kundër Leicester Cityt, në kuadër të Premierligës.

Aubameyangu shpeshherë ka publikuar fotografi me këtë veturë dhe disa të tjera në rrjetet e tij sociale.
Shtuar më 10/11/2019, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori