Aubameyang po bën sezonin më të dobët në gjashtë vitet e fundit
Pierre Emerick Aubameyang po kalon në një seri të tmerrshme.

Ylli i Arsenal është futur në ecurinë më të dobët në gjashtë vitet e fundit, nëse shohim golat e tij.

Ai ka shkuar në pesë ndeshje të Premierligës pa gol, për herë të parë që nga viti 2014.

Kjo gjë i ndodhi edhe në ndeshjen kundër Leicester City, ku skuadra e Arsenal u mposht me rezultatin 0:1.

Arsenal tashmë numëron vetëm tetë gola në gjashtë ndeshje të luajtura në Premierligë, shifër kjo që del të jetë e dyta më e dobëta në 20 sezonet e fundit (pesë gola në sezonin 2015/16).

Pierre Emerick Aubameyang synon të kthehet sa më parë te goli dhe këtë mund ta bëjë qysh në mesjavë. /
Shtuar më 26/10/2020, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori