Aubameyang u largua nga fusha për të shkuar në tualet gjatë ndeshjes Arsenal-Brighton


Pierre-Emerick Aubameyang rastësisht braktisi fushën në mes të ndeshjes, kur Arsenali ishte duke luajtur ndaj Brighton, sepse i duhej të shkonte në tualet.

Kapiteni i Arsenalit u zhduk për disa minuta dhe u nis drejt tunelit për një arsye të panjohur.

Menaxheri i përkohshëm Freddie Ljungberg e konfirmoi pas ndeshjes se sulmuesi u largua për në tualet.

Ljungberg tha për The Sun: “Unë në të vërtetë as nuk e vura re që ai u largua, unë e pashë kur ai u kthye përsëri pasi ishte jashtë për disa minuta”.

“Kur duhet të shkosh, duhet të shkosh”.

Aubameyang u kthye në fushë nën brohoritma e tifozëve në Emirates Stadium, por nuk arriti ta ndihmojë Arsenalin që ta barazojë rezultatin.

Shtuar më 06/12/2019, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori