Audi shpërndan modelet e fundit tek lojtarët e Realit, i provon dhe si pilotë por Ronaldo dështon (FOTO)

Pëlqej
Yjet e Real Madridit morën disa dhurata të çmuara nga marka e njohur e veturave Audi, që ua ka dhuruar atyre nga një makinë të re.

CR7 ka zgjedhur modelin Audi RS7, i cili ka mbi 600 kuaj-fuqi dhe çmimi i tij real në treg është pak më shumë se 150 mijë funte apo rreth 200 mijë euro.

Zidane zgjodhi modelin tjetër RS6, të ngjashëm për nga fuqia e motorin me Ronaldon. Ramos zgjodhi modelin më të shtrenjtë të dhuratave. Modeli Audi R8 Spyder, i cili kushton mbi 200 mijë euro u bë i spanjollit.

Dy nga yjet e tjerë të Realit, Gareth Bale dhe Isco, shkuan për diçka pak më të ndjeshme dhe komode. Audi Q7 Sport tipi xhip – me më shumë vend dhe komoditet për yllin nga Uellsi, veturë kjo që ka vetëm 272 kuaj-fuqi dhe kushton pak më shumë se 70 mijë funte. Mesfushori qendror Dani Ceballos dhe kroati Mateo Kovacic morën motorin më të lirë, duke përfunduar në modelin bazë të Q7 Sport.

Lojtarët e Mbretërve bënë një garë me imituesin e Formula E të Audit. Carvajal e fitoi garën e shpejtësisë me formula nga Audi. Dani Carvajal doli si fitues, me Ramosin dhe Marco Asensio që përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë. Ronaldo doli i nënti në garë duke u tallur nga Ramos i cili i tha, se dhe në fushë do hyjë si zëvendësues pas këti dështimi. /Albeu.com/
Shtuar më 24/11/2017, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori