Ausilio flet nëse Inter ka arritur marrëveshjen me De Vrij dhe Martinez
Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio nuk dëshiron të flas për transferimin e mundshëm të Stefan De Vrij dhe Lautaro Martinez.

Ditët e fundit është folur shumë se Inter ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Lazios, Stefan de Vrij dhe sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.

Por, Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka mohuar se ka marrëveshje për momentin.

“Nuk mund të konfirmoj zërat, pasi unë flas vetëm për lojtarët që kanë një kontratë me Interin. De Vrij për momentin është nën kontratë me Lazion”, tha Ausilio.

“Sa i përket Lautaro Martinezit, janë hedhur bazat për një transferim, por janë ende edhe shumë detaje për t’u sistemuar”, përfundoi Ausilio. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 00:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori