Në një intervistë të publikuar mëngjesin e sotëm në "Corriere dello Sport",
Drejtori Sportiv i Interit Piero
Ausilio i është përgjigjur fjalëve të Adriano Gallianit pas blerjes së Giacomo Bonaventuras nga Atalanta. Administratori i Deleguar i klubit kuqezi u shprej se "i vodhi" lojtarin kushurinjëve zikaltër, por kundërpëgjigja nuk ka vonuar.
"Inter kishte bllokuar dy futbollistë, Biabiany dhe
Bonaventura, të cilët prisnin vetëm thirrjen tonë për të firmosur dhe për të na u bashkuar në Appiano Gentile. Më pas në orët e fundit vendosëm të mbajmë Guarin, kështu që nuk na duheshin më.
Bonaventura u bë i mundshëm për skuadrat e tjera më pas. Milani e mori vetëm se u tërhoqëm ne", është shprehur
Drejtori Sportiv i Interit. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014,
ora 12:05