Austriakët e quajnë "skandal" valëvitjen e flamurit shqiptar
Pas fitores së përfaqësueses austriake kundër asaj shqiptare, nuk kanë munguar edhe komentet për simbolet e shfaqura në stadiumin ‘Ernest Happel’ të Vjenës.

Gazeta austriake “Heute” ka shkruar se një tifoz shqiptar ka mundur të fusë në stadioum një flamur si ai në Beograd.

“Një tifoz futi në mënyrë të paligjshme në ndeshjen miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë flamurin e ‘Shqipërisë së madhe’. I njëjti flamur që shkaktoi trazirat në stadiumin e Beogradit”, shkruan gazeta austriake.

Tifozi poashtu mësohet se ka mundur tiu shmanget kontrolleve të rrepta dhe se e ka futur atë flamur brenda në stadium.

Kjo gazetë shkruan madje se nga krahu ku ndodhej ky tifoz shqiptar i cili mbante flamurin janë hedhur edhe kapsolle.

Sonte në "Ernest Happel" ishin të pranishëm 7 deri në 8 mijë shqiptarë. /Albeu.com/
Shtuar më 26/03/2016, ora 21:13
vladimir
e Dielë 27 Mars 2016, Ora 03:22
po ku ashte skandali se mbahet flamuri ne stadium o austri muti, ku e keni skandalin o rrace e poshter ,
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori