Autori i golit, Van de Beek: E nisëm mirë pastaj nuk e di çfarë ndodhi
Golashënuesi i Ajax Donny van de Beek ka folur për mikrofonat e BT Sport pas ndeshjes.

"30 Minutat e para luajtëm shumë mirë. më pas nuk e di se çfarë ndodhi, Tottenham bëri ndryshime taktike dhe kishim probleme.

Rezultati 1-0 është një rezultat i mirë, por javën tjetër duhet t’i japim fund.

Fillimi ishte mirë, por më pas nuk luajtëm siç dimë ne. Duhet të bëjmë një plan të mirë për ndeshjen e kthimit.

Duhet të qëndrojmë të qetë. Nuk e di se çfarë do të bëjnë ata në ndeshjen tjetër. Ne mund të luajmë më mirë dhe duhet të kemi kujdes në ndeshjen e kthimit." /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2019, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori