Avdijaj: Pres me padurim debutimin kuqezi
Pëlqej
Dionis Avdijaj ka shprehur kënaqësinë e zgjedhjes që ka bërë duke theksuar se pret me padurim debutimin.

Një fakt për t’u theksuar është se Avdijaj ka refuzuar Gjermaninë vetëm për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë. Ai më parë ka qenë grumbulluar për ekipet zinxhire të përfaqësueses gjermane që nga grupmoshat U16 e deri tek U19-të.

Tanimë 18-vjecarit të lindur në Osnabruck të Gjermanisë, i mbeten vetëm për të plotësuar dokomentacionin dhe të jetë pjesë e përzgjedhjes së Giani De Biasit, që gjithmonë e më shumë po i frikëson kombëtaret e tjera.

“Ishte një vendim i imi dhe mendoj se është i duhuri – raportohet nga “Koha Ditore” të ketë thënë Avdiaj – Kam zgjedhur Shqipërinë duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës që më kanë dërguar. Vendimi im është përfundimtar. Më mirë të kem pas shpinës popullin tim sesa popullin e huaj. Tifozët kuqezi janë të shkëlqyer dhe i japin përkrahje të madhe lojtarëve dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet që kam pranuar Shqipërinë.”

Më tej Avdijaj shpreh padurimin e tij për të veshur fanellën kuq-e-zi: “Mezi pres debutimin me këtë fanellë.”

Kujtojmë se talenti shqiptar i Schalkes deri më tani në fillimin e karrierës së tij ka arritur shifrat e frikshme të 79 golave në 87 ndeshje (sipas transfermarkt.com) duke bërë që klubi gjerman ta blindojë me një klauzolë prej 50 milion eurosh.
Shtuar më 13/10/2014, ora 17:20
Kastrioti
e Martë 14 Tetor 2014, Ora 09:46
Ky esht Shqipe e vertete, jo si Januzaj! Lavdi Bijve te Shqipes qe Lartesojne Emrin e Atdheut te Tyre!!!
afrim avdiaj
e Mërkurë 19 Nëntor 2014, Ora 10:39
hallall qumeshti i nenes
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori