Avioni humbi nga radarët, policia ndërpret kërkimet për Sala
Nuk ka asnjë gjurmë nga avioni që transportonte Emiliano Sala. Sulmusi po udhëtonte nga Franca drejt Uellsit, por avioni i vogël ku ai gjendje humbi nga radarët.

Njoftimet e fundit të policisë kanë raportuar se kanë gjetur disa copëza, por nuk dihet nëse i përkasin të njëjtin avion.

Policia bën me dije gjithashtu se kërkime do të ndërpriten për shkak të errësirës. “Gjatë një kërkimi 15 orësh, ku janë përdorur shumë mjete të ndryshme, janë parë mbi sipërfaqe shumë objekte lundruese. Ne nuk jemi në gjendje të konfirmojmë se ndonjëra prej tyre i përket avionit të humbur. Nuk kemi gjetur asnjë shenjë të personave në bord. Nëse ata kanë bërë ulje të detyruar në det, atëherë shanset për mbijetesë, fatkeqësisht janë shumë të vogla. Operacionet dot nisin me lindjen e diellit, pasi janë ndërprerë për shkak të errësirës”, përfundon njoftimi. Argjentinasi kishte firmosur me Kardifin pak ditë më parë. Ai kishte udhëtuar edhe më parë me po të njëjtin avion. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori