"Avioni i Sala mund të këtë eksploduar në ajër"
Një banor i Kanalit Anglez ka thënë se ai ka qenë dëshmitar i një eksplodimi në qiell në natën mes të hënës dhe të martës ku ka bërë një lidhje me avionin e zhdukur ku Emiliano Sala ishte në bord.

“Isha jashtë duke shikuar yjet kur një dritë e fortë u shfaq në qiell duke lënë një re tymi të bardh pas. Në fillim mendova se ishte një yll apo komet”, ka thënë ai.

“Saktësisht ajo shkonte në drejtim të Jersey dhe Guernsey, më vonë bëra një lidhje me avionin e Sala ku mendoj se kam shikuar një eksplodim”, ka shtuar ai.

Banorët kanë telefonuar edhe CROSS (Qendrën për operacione për mbikëçyrje dhe Shpëtim), Joburg, të cilët intervenojnë përgjatë zonës britanik, duke u bazuar në dëshminë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori