Avokati grek "plas bombën": Ekipin e kanë marrë shqiptarët, ruhuni nga bastet
Avokati i njohur grek, Aleksis Kujas, i cili është dhe presidenti i skuadrës AEL Larisa, ka lëshuar "bombën" me një deklaratë ku bën me dije se shqiptarët kanë blerë skuadrën e Panahaiqi të Patrës.

Në deklaratën e tij bombastike, Kujas paralajmëron gazetarët (këtë term e vendos në thonjëza) se do të humbasin rrogat e tyre jetike nga bastvëniet.

REAGIMI – "Dua të shoh çfarë do të ndodhë në gusht tani që shqiptarët ikën nga Larisa dhe shkuan te Patra. Shpresoj mos të na ikin edhe ‘themelet’. Vetëm nëse kemi zëvendësime. Jo për gjë tjetër, por shqetësohem si njeri, sepse mos ndoshta disa "gazetarë" humbasin rrogat e tyre jetike nga bastvëniet.

Siç e keni kuptuar, plani dështoi. Të tjerat, atje ku duhet…", shkruante dje presidenti i klubit grek, një njeri shumë i njohur në botën e futbollit dhe të jurisprudencës në shtetin fqinj. Lidhjet e tij me shqiptarët kanë qenë të forta, por shpesh është përfshirë edhe në akuza të forta. Kujas ka sulmuar disa herë gjatë sezonit të fundit futbollistik skuadrën tjetër të qytetit të Larisës, pikërisht Apollon Larisa. Kjo e fundit u drejtua në një pjesë të mirë të sezonit 2018-2019 nga ish-lojtari i Kombëtares, Arian Bellai.

Shtuar më 25/06/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori