Avokati “shpëton” Ronaldon nga burgu
ronaldo9999
Fakte të reja kanë dalur në dritë në lidhje me përdhunimin e Cristiano Ronaldos ndaj modeles amerikane Kathryn Mayorga. Avokati i portugezit, Peter S.Christiansen ka theksuar se Kathryn ka falsifikuar dokumentat.

“Dokumentet që thuhet se përmbajnë deklarata nga Cristiano Ronaldo dhe janë riprodhuar nga mediat janë shpikje të pastra. Në vitin 2015, dhjetëra subjekte (duke përfshirë firmat ligjore) u sulmuan në pjesë të ndryshme të Europës dhe panë shumë informacione, rreth postës së tyre elektronike, të vjedhura nga një haker.

Ky haker pastaj u përpoq për ta shitur këtë informacion, që të ketë askses në media të papërgjegjshme, duke botuar disa nga dokumentet e vjedhura, pjesë të rëndësishme të cilave janë ndryshuar dhe / ose janë falsifikuar plotësisht.

Edhe një herë, për të shmangur keqkuptimet, qëndrimi i Cristiano Ronaldos ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë e njëjtë: ajo që ndodhi në vitin 2009 në Las Vegas ishte plotësisht konsensuale. Cristiano Ronaldo nuk e mohon se ka rënë dakord të lidhë një marrëveshje, por arsyet që e çuan atë për ta bërë këtë janë keqinterpretuar. Kjo marrëveshje nuk është aspak rrëfim e pranim i fajit”, tha avokati i Ronaldos. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2018, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori