Axurrët rrezikonë edhe në shortin e Botërorit "Rusi 2018"
Pëlqej
Në rast të një kualifikimi të mundshëm që do të luajë ndeshjet e “play off”-it, që vlejnë për një vend në Botërorin "Rusi 2018", kombëtarja italiane nuk do ta ketë të lehtë edhe në turneun rus.

“Të kaltrit” e trajnerit 69-vjeçar, nëse ky i fundit do të jetë deri atëherë drejtuesi i kombëtares, do të jenë në vazon e dytë, ashtu siç ndodhi në Brazil, verën e vitit 2014.

Në vendin e “Sambës” u krijua për herë të parë një grup me 3 kombëtare kampione bote, me Italinë, Uruguajin dhe Anglinë, si dhe surprizën e atij turneu, Kosta Rikën.

Italianët ishin të suprizuar që u eliminuan që në raundin e parë. Tashmë, rruga drejt Botërorit rus kalon përmes “play off”-eve, por në hipotezën më pozitive, Italia do të jetë sërish në fashën e dytë edhe nëse shkon në finale.

Kjo faktohet dhe nga vendi i 15, që “axurrët” do të zyrtarizojnë të hënën. Mes skuadrave që nuk do të jenë koka grupi dhe përjashtimeve të bujshme është edhe Spanja.

Mekanizmi i shortit të 1 dhjetorit në Kremlin do të jetë i ndryshëm nga e kaluara. Vlen gjithmonë renditja e FIFA-s, por nëse më parë ndarja bëhej mes kontinenteve fillimisht, këtë herë do të jetë ekskluzivitet i pikavarazhit dhe më pas, nëse shorti është i vrazhdë, do të ndahen ekipet e kontinenteve të njëjta, me përjashtim të vetëm Europën.

Thuajse të gjitha ekipet e mëdha janë në vazon e parë, me Rusinë pritëse dhe favoritët, Gjermania, Brazili e Argjentina. Këtyre iu shtohen Portugalia, Belgjika, Polonia dhe Franca.
Shtuar më 12/10/2017, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori