Babai i Falcaos zbulon prapaskenat: Reali e donte falas
Pëlqej
Babai i Radamel Falcao, Radamel Garcia, ka zbuluar një prapaskenë të transferimit të bomberit kolumbian te Manchester United. Në një intervistë për radion kolumbianen "LA fm" ai është shprehur se për djalin e tij interesoheshin edhe klube të tjera të mëdha në Europë.

"Për të interesoheshin Juventus, Manchester City, Liverpool dhe Arsenal. Fatmirësisht shkoi te Manchester United, një skuadër e madhe", deklaroi babai i Falcaos.

Real Madrid? "E donte gratis", u shpreh shkurtimisht Radamel Garcia.

"Ishte shumë mirë te Monaco por për fat të keq gjërat nuk shkuan siç ishin programuar dhe kjo solli edhe largimin", përfundoi babai i Radamel Falcaos. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori