Babai i Insigne akuzon Ancelottin: Është një dështak
Situatë tepër e komplikuar te Napoli pas eliminimit nga Liga e Europës.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës ndaj Arsenalit, ku napolitanët u mposhtën me rezultatin 0-1, babai i futbollistit Lorenco Insigne, Karmin, ka shpërthyer, duke e quajtur trajnerin Carlo Ancelotti si një dështak.

"Ancelotti është një dështak", ishin komentet e babait të Insignes, i cili mesa duket nuk e ka pritur mirë zëvendësimin e djalit të tij në minutën e 63-të të sfidës.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me këtë situatë, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, deklaroi se nuk kishte pasur përplasje me futbollistin.

'Ishte i mërzitur për situatën, për ecurinë negative të ndeshjes. Lojtarët besojnë shumë tek ai, ndaj ishte i zhgënjyer. Diskutimi im me të nuk kishte lidhje me zëvendësimin. Tani duhet të shohim përpara, të ruajmë vendin e dytë në kampionat", u shpreh Ancelotti.
Shtuar më 19/04/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori