Babai i
Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap i ka bërë thirrje
Conor McGregor dhe Oleg Taktarov që të vijnë në vendlindje e tij pra në
Dagestan. Ai tha se nuk ndihet aspak i mërzitur që irlandezi e ofendoi atë.
“Të dashur miq. Unë e kam bërë edhe më parë një ftesë, që e përsëris edhe sot. Unë ftoj të vijnë në
Dagestan Oleg Taktarov dhe
Conor McGregor, që të marrin pjesë në turneun që do të organizojmë.
E kam thënë edhe më parë, që e kam falur
Conor për të gjitha fyerjet dhe fjalët që ka thënë kundër meje. E rëndësishme është që njerëzit të jenë dashamirës me njëri-tjetrin”, tha babi i
Khabib Nurmagomedov. /albeu.com
Shtuar më 20/10/2018,
ora 17:25