Babai i Messit niset drejt Barcelonës, momente vendimtare për të ardhmen e argjentinasit
Ditë të “nxehta” për Barcelonën.

Babai i Lionel Messit, ka lënë Rosarion dhe me një aeroplan privat është nisur drejt Barcelonës, në një takim të caktuar me presidentin e klubit katalan, Josep Maria Bartomeu.

Jorge Messi, do të ulet për të biseduar me presidentin e Barcelonës, për çështjen e birit të tij, Lionel Messi.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i ka paraqitur një kërkesë për largim Barcelonës gjatë kësaj vere.

Barcelona po kërkon që të respektohet klauzola e tij, prej 700 milionë euro.

Gjithçka pritet të zgjidhet në ditët në vijmë, me Jorge Messin që tashmë ka caktuar një takim me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Shtuar më 01/09/2020, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori