E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Babai i Neymar ka telefonuar Madridin




Neymar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, njeriu më i përfolur në këtë afat kalimtar të verës, që do të mbyllet me 2 shtator.

Barcelona dhe Real Madridi janë duke tentuar vazhdimisht që në një apo tjetër mënyrë, ta rrëmbejnë Neymarin nga Paris Saint Germain.

Derisa vazhdimisht raportohet se Barça është në avantazh, pasi edhe futbollisti dëshiron të kthehet në “Camp Nou”, Jugones ka dhënë lajmin e ditës, duke e bërë të qartë se 27-vjeçari nuk ia ka mbyllur dyert as Realit.

Madje, babai i futbollistit e ka telefonuar Madridin për t’u interesuar për synimet që kanë ata me Neymarin.

Është gazetari José Luis Sánchez që ka konfirmuar për JUGONES se “Babai i Neymarit e ka telefonuar Real Madrid dhe i ka pyetur ata për synimet që kanë për lojtarin dhe nëse janë duke menduar për të bërë ndonjë lëvizje. Real Madridi është vetëm spektator në telenovelën Neymar”, thotë Sanchez.

Në anën tjetër, JUGONES raporton gjithashtu se sot në Paris janë takuar sërish drejtuesit e Barçs dhe PSG-së për të bërë ofertë e re, në tentimin për të gjetur një zgjidhje.

Neymar u transferua te PSG-ja në vitin 2017 për 222 milionë nga Barcelona, me pretendimin që të lë gjurmë në botën e futbollit si lider, ashtu si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Por, për dy vite, Neymar vetëm sa ka bërë disa hapa prapa në karrierë dhe për këtë, mendon se më e mira është që të kthehet në SPanjë.

Për dy sezone te Parisi, ai shënoi 51 gola në 59 paraqitje dhe ka dhuruar edhe 29 asiste.
Shtuar më 19/08/2019, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori