Babai i Neymar takohet me drejtuesit e Barcelonës, zbulohen negociatat
Ditën e sotme babai i Neymar dhe avokati i lojtarit brazilian do të takojnë përfaqësuesin e Barcelonës, Andre Cury, për të diskutuar kthimin e lojtarit të PSG në "Camp Nou".

Andre Cury është një nga më të besuarit e presidentit të Barcelonës, Bartomeu dhe pikërisht ai ishte i përfshirë në shitjen e Neymar. Ai është i vendosur të nxjerrë pikat kyçe të negociatave nga pikëpamja e Barcelonës ndaj babait dhe avokatit të Neymar.

Ylli brazilian ka marrë vendim për tu larguar nga PSG-ja, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2022 me kampionët në fuqi të Francës.'

Sipas "Esporte Interativo", PSG do të jetë i interesuar në përfshirjen e lojtarëve të tjerë në marrëveshje, ku përmenden emrat si: Dembele ose Coutinho si opsione të mundshme.
Shtuar më 02/07/2019, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori