Babai i Neymarit del hapur: Nuk ia mbyllim derën kalimit tek Reali i Madridit
Në fillim të këtij muaji, mediat spanjolle kanë nisur të flasin për një pakt mes presidentit të Realit, Florentino Perez, dhe babait të Nejmarit për të diskutuar mundësinë e rikthimit të talentit në Spanjë.

Nejmar Senior, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i të birit, ai që nuk e përjashton një mundësi të tillë gjatë një interviste për “Fox Sports”:

“Gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen. Por tani, nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë. Nuk mund të përjashtoj që s’do të ketë negociata në 5-6 vitet e ardhshme. Nejmar sapo ka ardhur në Paris dhe ka firmosur një kontratë të gjatë. Kanë kaluar vetëm tre muaj dhe është ende herët për të folur për një largim”.

Perez nuk ka ndër mend që të dorëzohet për të sjellë në Madrid “galaktikun” e radhës. Mediat spanjolle rendisin edhe një listë me tre emra: Karim Benzema, Rafael Varan dhe Hames Rodrigez, që presidenti po mendon t’i shesë me qëllim financimin e operacionit për të transferuar Nejmarin. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori