Babai i Neymarit nuk e mohon largimin e djalit të tij nga PSG
Babai i Neymar, i njohur si Neymar Santos Sr, në një intervistë të dhënë për Fox Sports, nuk e ka mbyllur derën e një lëvizjeje të mundshme të sulmuesit brazilian në një të ardhme jo shumë të largët.

Lojtari vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm të Real Madridi.

“Gjërat ndryshojnë aq shumë, sa ju nuk mund të garantoni asgjë. Tani për tani nuk ka mendim për ta lënë PSG-në. Kjo shërben vetëm për të ushqyer disa thashetheme, të cilat nuk janë të mundshme”.

“Unë nuk mund të flas për çfarë mund të ndodhë në pesë apo gjashtë vjet. Neymar ka një kontratë me PSG-në dhe sapo ka ardhur në klubin francez, kemi vetëm tre muaj”, tha babai i Neymar.

Neymar vështirë se do të largohet nga Evropa në këto tetë vitet e ardhshme. Unë nuk e shoh atë të largohet dhe të kthehet në Brazil. Mendoj se ka ende dhjetë vjet futboll në Evropë”, ka thënë babai i lojtarit. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2017, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori