Babai i Neymarit është në Paris, mos ndoshta sot mbyllet gjithçka?
Babai i Neymarit ka shkuar në kryeqytetin francez në mënyrë të menjëhershme.

Në mënyrë që të përpiqet të bindë 25-vjeçarin, shefi i PSG Nasser Al-Khelaifi do të takohet me babain e Neymar, njeriun që merret me biznesin e djalit të tij. Ai do të studiojë qëndrueshmërinë e këtij transferimi potencial, i cili ka qenë përfolur që kur Sport raportoi në fillim të javës se ai ishte ngopur duke jetuar nën hijen e Lionel Messit, përcjell Albeu.com.

Neymar nga ana tjetër nuk pranon të ketë shprehur pakënaqësi nga jeta e tij në Barcelonë dhe marrdhënjet e tij me klubin dhe lojtarët janë të shkëlqyera. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori