Babai i portierit të Kosovës flet mbi të ardhmen e djalit
Portieri i Kosovës Aro Muric sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Manchester City.

Megjithatë ende nuk dihet se a do të huazohet apo do të shitet të ndonjë klub. Babai i Aro Muric, Samiri në një intervistë ekskluzive për Indeksonline ka thënë se klub të mëdha kanë bërë oferta për djalin e tij.

"Bravo është rikuperuar nga lëndimi dhe Aro Muric nuk dëshiron të jetë portier rezervë. Shumë skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për të, megjithatë askush të City nuk dëshiron që Aro të largohet. Ai nuk e di ende se në cilin klub do të luaj, mund të jetë Anglia, Gjermania, Spanja apo Franca. Aktualisht Aro ka kontratë me Manchester Cityn" deklaroi Samir Muric.

Aro Muric sivjet ka luajtur vetëm në Kupën e Ligës ndërsa në Premier Ligë ka qenë rezervist i brazilianit Ederson në 38 ndeshje.

Shtuar më 14/05/2019, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori