Cristiano Ronaldo dhe
Georgina Rodriguez janë padyshim një nga çiftet më të përfolura. Ndërsa së fundmi në mediat britanike ka qarkulluar një lajm ku theksohet se
babai i të dashurës së Ronaldos ka qenë një
trafikant droge.
Horge
Rodriguez aktualisht ndodhet në Argjentinë dhe është i sëmurë rëndë. Për kurimin e tij po kujdesen të afërmit e tij të cilët financohen nga
Georgina dhe motra e saj Ivana. Ai në vitin 1980 u shpall fajtor për akuzën trafik i kokainës dhe kanabisit nga Spanja në Francë.
Dënimi i parë që kërkohej për babain e Georginas ishte 13 vite burg, por gjykatësit në fund vendosën për 11 vite dhe 120 mijë euro gjobë.
Shtuar më 03/10/2018,
ora 19:00