Babai i Van Persie: As Barça e as Real
Babai i Robin Van Persie, Bob Van Persie ka shfrytëzuar faqet e revistës "Panenka" për të dhënë disa deklarata të forta rreth të ardhmes së futbollistit hollandez të Arsenal.

Babai i "Tulipanit" ka hedhur poshtë zërat për një kalim te Barcelona ose Real Madrid duke e shpjeguar kështu. " Çfarë do të bënte te Barcelona? Aty është Messi. As te Real Madrid, që më shumë se një ekip është një grup yjesh".

Ndërsa përsa i përket kërkesave në Premier League, ku kërkohet me ngulm nga Manchester City, babai i Van Persie u përgjigj shkurt: "Nuk luan në Premier League me asnjë skaudër tjetër përveç Arsenal. Nuk është një person që do të fitojë me çdo kusht. Sigurisht që ëndërron të fitojë por nuk është ky objetivi i vetëm i tij".

Cila do të jetë skuadra e ardhshme e Van Persie? Gjithçka pritet të mësohet pas Euro 2012. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2012, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori