Babai nuk e di nese Guardiola do te qendroje ne Barcelone
Albeu.com
Babai i trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ai nuk e di nëse djali i tij do të nënshkruajë marrëveshje të re me kampionin e Evropës. “Nuk e di nëse ai do të vazhdojë në Barca ose do të zgjedhë të pushojë.Babai gjithmonë është i fundit për t’i ditur këto gjëra. E gjithë çfarë di është se vendimi do të jetë në të mirë të tij dhe Barcelonës”, ka thënë babai i Pep.

Valentí Guardiola ka thënë se ndryshimet e sezonit të kaluar kanë shkaktuar një turbullirë emocionale te djali i tij, i cili kishte shpërthyer në lot pasi fitoi Kupën Botërore të Klubeve muajin e kaluar.

“Ai u shfry për gjithçka që ishte brenda tij dhe kjo ishte mirë për të. Nëse nuk do ta kishte bërë, ai mund të ishte lënduar keq”, ka shtuar Valenti. /Telegrafi/
Shtuar më 04/01/2010, ora 23:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori