Bacelona afër marrëveshjes me mbrojtësin e Valencias
Barcelona është duke synuar transferimin e një lojtari për fazën e mbrojtjes.

Sipas ‘Sport’, Barcelona janë në rrugë të mirë për të nënshkruar me mbrojtësin e Valencia, Hugo Guillamon.

20 vjeçari ka bërë debutimin e tij me ‘Los Ches’ kundër Real Sociedad, gjatë së shtunës.

Lojtari pritet të kompletojë transferimin në ‘Camp Nou’ gjatë verës, ku do të shkojë si transferim i lirë.

Guillamon do të shkojë te skuadra B e Barcelonës, ku do të synojë tranzicionin drejt skuadrës A.
Shtuar më 24/02/2020, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori