PDIU braktis Edi Ramën
Bacelona humb shërbimet e xhevahirit të mesfushës për ndeshjen e sotme kundër Bilbaos
Pëlqej
Barcelona nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në mesfushorin spanjoll në ndeshjen e ardhshme të La Ligas. Andres Iniesta nuk do të luajë kundër Athletic Bilbaos për shkak të një lëndimi të pësuar ditë më parë.

Spanjolli raportohet se edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympiacosit mundet ta humbas.

Iniesta, i cili nënshkroi një kontratë jetësore me “blaugranat”, ka qenë nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverdes në 12 nga 15 rastet. Ndeshja e xhiros së dhjetë të të La Ligas mes Athleticos dhe Barcelonës do të zhvillohet nesër (28 tetor) me fillim në ora 20:45.

Kujtojmë se sot rajoni spanjoll, Katalunia ka shpall pavarësinë në saje të 70 deputetë katalanas votuan pro shpalljes së pavarësisë dhe vetëm 10 prej tyre i thanë jo shkëputjes nga Madridi, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar seancën. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2017, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori