Bajeri mundi Verderin ne Bremen
Albeu.com
Shalke shënoi fitore 3:0 në fushë të Karlsruhes, ndërsa Volfsburgu me të njejtin rezultat mundi Borusia Mynshengladbahun. Ja rezultatet ne ndeshjet tjera te Bundesluges gjermane ...Bayer Leverkuzeni me një lojë të sigurtë shënoi fitore 2:0 në teren të Verder Bremenit, duke marë kryesimin në renditje, të paktën për 24 orë. Verderi në këtë takim hyri për të marë fitoren, por loja indolente e tyre u dënua në pjesën e dytë. Së pari Vidal në minutën e 71 shënoi për epërsi të "farmaceutëve", ndërsa 10-të minuta para mbylljes së takimit Fridrih vendosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Shalke shënoi fitore 3:0 në fushë të Karlsruhes, ndërsa Volfsburgu me të njejtin rezultat mundi Borusia Mynshengladbahun. Takimi ndërmjet Arminia Bielefeldit dhe Enerxhi Kotbusit u mbyll me barazimin 1:1.Të mërkurën në program do të jenë 5 përballjet e mbetura të javës së 10-të, ndërsa ndeshja kryesore do të zhvillohet në Hamburg ku do të udhëtojë Shtutgardi.


Arminia B 1 1 Energie C.
Karlsruhe 0 3 Schalke
ëerder B. 0 2 Bayer L.
Wolfsburg 3 0 B.Monchengladbach

Të mërkurën:

1. FC Cologne Borussia Dortmund
Bochum Hoffenheim
Eintracht F. Bayern Munich
Hamburger SV Stuttgart
Hertha BSC Hannover

nga Faton Zylbehari, alsat
Shtuar më 29/10/2008, ora 14:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori