Bajerni duhet te vendos mes Riberi-s dhe Van Gal
Albeu.com
Vazhdojnë mos marrëveshjet mes trajnerit të skuadrës Gjermane të Bajern Mynihut dhe yllit të kësaj skuadre, francezit Frank Ribery. Trajneri dhe lojtari i skuadres bavareze vazhdojnë të kenë kontradikta të thella pasi francezi nuk ia shtrengoi doren ...... teknikut në minuten e 73-të kur u zëvendesua në ndeshjen e kupës së fituar me 6-2 ndaj Greuther Fuhr.

Sipas gazetës “Bild”, Ribery është lodhur nga sjellja e Van Gaal, pasi ai kërkon të luaj më shumë. Por nga ana tjetër, holandezi e ka diskutuar me qetësi kete cështje. “Në 8 muajt e fundit, Ribery ka luajtur vetëm 2 ndeshje te plota, këtë nuk duhet ta harrojë. Në Firenze do luaje 90 minuta”, theksoi Van Gaal.
Shtuar më 11/02/2010, ora 23:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori