Bajerni i Munihut kampion i Bundesligës
Albeu.com
Në Kupën e UEFA-s në sezoni e ri nga Bundesliga do të garojnë Hamburgu, Volsburgu, Shtutgarti dhe Borusia Dortmund, ndërsa nga liga bien katër skuadra. Ja detajet ...Pas përfundimit të javës së fundit të sezonit 2007/08, Bajern Munihu është kampion i ri në Bundesligë. Në përballjen kryesore të javës së 34 të Bundesligës, Verder Bremeni si mysafirë mundi Bajer Leverkusenin me 1-0. Autor i golit të vetëm në këtë përballje ishte Markus Rosenberg në minutën e 80-të. Me këtë rezultat, Verderi siguroi kualifikimin e drejpërdrejtë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Bajer Leverkuseni humbi rasti e fundit për kualifikim në Kupën e UEFA-s.

Bayern 4-1 Hertha
Bochum 1-2 Hansa Rostock
Dortmund 2-4 ëolfsburg
Eintracht Frankfurt 4-2 Duisburg
Hamburger SV 7-0 Karlsruhe
Hannover 4-0 Energie Cottbus
Leverkusen 0-1 ëerder Bremen
Nurnberg 0-2 Schalke
Stuttgart 2-2 Bielefeld

Në javën më efikase të Bundesligës, ku u shënuan 38 gola, Hamburgu ishte më efikas duke goditur 7 herë rrjetën e Karlsrues, ndërsa Hamburgu, Aintrahti dhe Volsburgu shënuan nga 4 herë.

1. Bayern 76 pikë
2. Ëerder Bremen 66
3. Schalke 64

Kupa e UEFA-s

4. Hamburger SV 54
5. Ëolfsburg 54
6. Stuttgart 52
13. Dortmund 40

Largohen nga Bundesliga

16. Nurnberg 31
17. Hansa Rostock 30
18. Duisburg 34

Në fund të sezonit kualifikim në Kupën e UEFA-s siguruan: Hamburgu, Volsburgu, Shtutgarti dhe Borusia Dortmund, ndërsa nga Bundesliga largohen: Nirnbergu, Duisburgu dhe Hanza Roshtoku.
(Mahir THAÇI,Alsat-m)
Shtuar më 18/05/2008, ora 05:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori