Bajramaj me bronzë
Albeu.com
Futbollistja shqiptare Fatmire Bajramaj i ka dhënë medaljen e bronzit Gjermanisë në futboll për femra në Lojërat Olimpike, teksa ka shënuar dy golat e fitores 2-0 kundër Japonisë.Lojtarja kosovare hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi në minutën e 69-të dhe të 87-të. Bajramaj ishte në Kinë edhe në shator të vitit të kaluar, kur Gjermania fitoi titullin botëror. Gjermanet kanë fituar dy botërorët e fundit, por në olimpiada zënë për herë të tretë radhazi vetëm vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronzit, ndonëse cilësohen si pretendentet kryesore për arin olimpik.

Shtetet e Bashkuara kanë fituar turneun olimpik në futbollin për femra, duke arritur rezultatin 1-0 ndaj skuadrës së Brazilit. Vendimtar ka qenë roli i Carli Lloyd në minutën e gjashtë gjatë pjesës së parë të lojës. Amerikanet janë konfirmuar kështu edhe një herë fitoren e Athinë 2004, edhe atëherë të fituar ndaj Brazilit.
Shtuar më 22/08/2008, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori