Mesfushori, që edhe pse cilësohet si një prej yjeve të skuadrës rumune nuk po gjen hapësirat e menduara në formacionin titullar këtë e tregon qëndrimi në stol në ndeshjen e së enjtes me Vorsklan në Europa League.
Ai injoroi sirenat
gjermane Kaiserslauterni dhe Nurnbergu janë shfaqur të interesuara për fantazistin kuqezi, të cilin
Dinamo ka bërë të ditur se e shet vetëm për 2 milion euro. Por,
Bakaj hodhi poshtë çdo spekulim të merkatos.
"Kam dëgjuar se për mua interesohen skuadrat
gjermane, por do të qëndroj te
Dinamo. Tashmë jam përshtatur me skuadrën dhe me jetën në Bukuresht dhe dua të shpërblej tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë", tha 24-vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2011,
ora 16:27