Bala "kërnacka" Korçës
Bekim Bala është i sigurt se me një fitore të dielën përballë Skënderbeut, Tirana nuk do të ketë më pengesa në rrugën drejt titullit. Sulmuesi i përfaqësueses U-21 është i sigurt se pas fitores në shtëpi me Flamurtarin (2-0 në javën e 4-t të kampionatit) dhe barazimit në Shkodër me Vllazninë (2-2 në javën e 5-të), korçarët e drejtuar nga Stanislav Levi mbeten kundërshtari i fundit që bardheblutë duhet të mposhtin për të pretenduar triumfin në Kategorinë Superiore.

"Ndeshja me Skënderbeun është mjaft e rëndësishme për ne. Kundërshtarët janë mjaft cilësorë dhe nuk duhet t′i nënvlerësojmë prej pozitave jo të mira në kampionat dhe startit të dobët. Ata kanë ruajtur dhe përmirësuar kontingjentin që vitin e kaluar fitoi titullin, megjithatë kjo Tiranë ka treguar në fushë se është pretendentja kryesore për këtë sezon", është shprehur talenti shkodran i Tiranës.

Ndeshja Tirana - Skënderbeu luhet ditën e nesërme në orën 17:00, në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa". /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori