E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Balaj dy gola në fitoren e Terek Grozni (VIDEO)
Shqiptarët vijojnë të jenë protagonistë te Terek Grozni në fazën përgatitore në Rusi, teksa mbrëm fituan 3-1 në miqësoren e luajtur përballë çekëve të Brno-s.

Treshja shqiptare, Berisha, Balaj dhe Roshi u aktivizuan në 45 minutat e dyta të lojës, me trajnerin Rakhimov që si zakonisht përdori dy formacione të ndryshme. 1-1 përfunoi pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën Bekim Balaj i dha avantazhin skuadrës çeçene në minutën e 53-të të sfidës duke rezlizuar një gol spektakolar me kokë.

Sulmuesi kuqezi realizoi golin e tretë për Terekun dhe të dytin personal pak pasi kishte kaluar një orë lojë, këtë herë i shërbyer nga Bernard Berisha, që me inkursionet në krah ishte një prej lojtarëve më të rrezikshëm për kundërshtarët nga Çekia.


Shtuar më 04/02/2017, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori