Balaj: Spanja e meritoi fitoren, shihja mesfushorët duke vallëzuar me topin
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, deklaroi se Spanja e meritoi fitoren dhe se ekipi shqiptar nuk kishte asnjë shans.

Balaj tha se kjo sfidë dalloi nga ajo me Lihtenshtajnin, teksa theksoi se ai nuk pa shumë qendërmbrojtësit e Spanjës, por mesfushorët teksa vallëzonin me topin.

“Ishte ndeshje e vështirë. Ishte ndeshje shumë më ndryshe nga ajo, shumë e një niveli më të lartë.

Spanja bëri lojë të mirë, Spanja s’është që nuk e meritoi fitoren, edhe pse golat i pranuam nga gabimet tona. Ajo ishte mënyra e vetme ndoshta si të pranojmë golat, pasi që bëmë të pamundurën, sakrifikuam shumë”.

“Të them drejtën, nuk kam parë shumë qendërmbrojtësit e Spanjës, i shihja mesfushorët teksa vallëzonin me topin. David Silva ishte një nivel më lart”, u shpreh Bekim Balaj pas takimit. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2016, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori