Gareth
Bale, tani e disa kohë vazhdon të jetë i padëshiruar në "Santiago
Bernabeu", por
kontrata e tij vazhdon ta mbajë atë në situatë të favorshme.
Lojtari nuk pëlqehet nga Zinedine Zidane dhe nuk gëzon respektin e mjaftueshëm as nga tifozët. Megjithtatë, një nga qëndrimet e
Bale ishte se do të luajë golf
nëse duhet, por nuk largohet nga ‘
Bernabeu’ pa skaduar
kontrata.
Duket se uellsiani vazhdon të qëndrojë akoma pas këtyre deklaratave, së paku
nëse bazohemi nga raportimet e fundit të ‘Mundo Deportivo’.
Bale nga një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022, dhe synimi i tij është t’i qëndroj besnik asaj kontrate.
Një nga opsionet është që anësori të largohet nga Madridi gjatë verës së vitit 2021, por jo këtë verë.
Shpresa e vetme për ‘Los Blancos’ që të largojnë
Bale është Newcastle United, skuadra angleze që pritet të ketë një pronar të ri, i cili pritet të bëjë disa shpenzime marramendëse.
Shtuar më 26/04/2020,
ora 09:04