Bale: Do të jap maksimumin
Gareth Bale, blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit (101 milionë euro), theksoi gjatë prezantimit të fanellës së tretë të Real Madrid se do të japë maksimumin nën urdhrat e Carlo Ancelottit, edhe pse pranoi se aktualisht nuk është në formën e tij më të mirë.

"Do të luaj aty ku do të më thotë trajneri dhe në atë pozicion do të jap 100%. Shpresoj të përshtatem mirë me skuadrën e re", deklaroi uellsiani, i cili u ble nga Tottenham Hotspurs këtë verë.

Bale foli edhe për ditët e para së bashku me shokët e rinj të skuadrës: "Jam shumë i emocionuar. Shokët më kanë pritur shumë mirë. Cristiano më ka bërë të ndihem mirë dhe shpresoj që të kënaqemi së bashku në fushën e lojës. Mezi pres të luaj me të, është një nga arsyet pse vendosa të firmosja me Realin".

Real Madrid do të luajë të shtunën në transfertë ndaj Villarreal (22:00) dhe me shumë mundësi do të ketë disa minuta edhe për Gareth Bale. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori