Bale do të rikthehet në Madrid, Totenhem nuk ka për qëllim ta mbajë
Garet Bejl, pas gjithë telasheve që shkaktoi në Madrid me faktin që e shprehte hapur dëshirën e tij për të mos u interesuar për ekipin, në merkaton e verës ia doli të largohej me anë të huazimit te Totenhemi i tij, aty ku kishte shkëlqyer në rini.

Mirëpo, tashmë është një histori krejt tjetër pasi uellsiani nuk po bind aspak Hoze Murinjon dhe deri në këtë pikë të sezonit ka luajtur vetëm 161 minuta. Në minutazhin e pakët ka ndikuar edhe fakti se sulmuesi nuk ka qenë mirë fizikisht dhe problemet e shumta duket se shtyjnë klubin londinez të mos e mendojë një rinovim të huazimit.

Kështu, me shumë mundësi, Bejl pritet të rikthehetMadrid, teksa me spanjollët ka një kontratë deri në qershor të vitit 2022. Një problem për “galaktikët” të cilët nëse nuk i gjejnë sërish zgjodhje do t’iu duhet ta paguajnë, edhe pse pa dëshirë dhe pa e pasur në planin e ekipit.
Shtuar më 15/01/2021, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori