Bale drejt Bayernit, zbardhen detajet e transferimit
Duket se e ardhmja e sulmuesit uellsian Gareth Bale është vendosur. 29-vjeçari do të luajë me Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Sulmuesi do të transferohet te kampionët e Gjermanisë në formë huazimi nga Real Madrid, për një vit.

Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike "The Sun", sipas së cilës, Bayern dhe Real kërkojnë të përsëritin marrëveshjen që aplikuan dy vite më parë me James Rodriguez. Gjithsesi, këtë herë, huazimi nuk do të jetë për dy vite, por një.

Bale nuk bën pjesë në planet e Real Madrid dhe do të largohet në merkaten e verës edhe pse ka një kontratë që e lidh me ekipin "merengues" deri në vitin 2022. Duket se Bayern ka nevojë për përvojën e uellsianit, që do të zëvendësojë të larguarit Ribey dhe Robben në sulm.
Shtuar më 16/06/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori