Bale e James? Zidane vendos përfundimisht
Trajneri francez llogarit për sezonin e ardhshëm në futbollistin uellsian dhe atë kolumbian

Gareth Bale dhe James Rodriguez ishin në listën e transfereve të Real Madridit gjatë tërë kësaj vere.

Mirëpo, as për yllin uellsian e as për atë kolumbian nuk arritën oferta bindëse deri tash.

Prandaj, “Los Blancos” duket se kanë vendosur t’i mbajnë të dy futbollistët në “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se trajneri Zinedine Zidane do të llogarisë në dyshen Bale e James për edicionin e ri, i cili fillon këtë fundjavë.

Zgjedhje të zorit apo të qejfit, mbetet të shihet gjatë kësaj vere.

James u rikthye nga huazimi prej dy vjetësh në Bayern Munich, kurse Bale nuk kishte minutazh të mjaftueshëm dhe shfaqi formë të zbehtë në Madrid në sezonin e fundit.

Shtuar më 15/08/2019, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori