Bale i hapur për rikthim te Tottenhami
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale është i hapur për një kthim në Ligën Premier, pikërisht te ish-skuadra e tij, Tottenham Hotspur. Bale ka vuajtur të gjej formën e vazhdueshme që nga transferimi i tij në Santiago Bernabeu para katër viteve.

Megjithatë, lëndimet e shumta e penalizuan yllin e Uellsit të tregoj vetën, ku në shumë raste ishte edhe jashtë fushave të blerta për disa muaj. Kështu, presidenti i Realit, Florentino Perez po konsideron shitjen e Bale gjatë verës së ardhshme.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, vendimi i Perezit vjen për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme me dëmtimet.

Don Balon thekson se një kthim në White Hart Lane te Spursat, klubi që la në vitin 2013, do të ishte më tërheqës ndaj 28-vjeçarit.

Por, një transferimi i Bale nga Tottenhami nuk do të jetë i lehtë pasi ka konkurrencën e fortë nga skuadrat e mëdha angleze.

Manchester Unitedi dhe Chelsea kanë tentuar të nënshkruajnë Bale në të kaluarën dhe ende e kanë në radar, por anësori preferon të luajë në Wembley nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.

Bale thuhet të jetë i ngazëllyer për një kthim të mundshëm te Tottenhami, pasi me ndërtimin e një stadiumi të ri klubi janë duke kërkuar edhe titullin dhe llogariten si njëri nga pretendentë të vërtetë për ta fituar atë. /albeu.com /
Shtuar më 19/10/2017, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori