Bale i përgjigjet Salahut: Goli im ishte më i bukur
Sulmuesi i Real Madridit ende është i inatosur se pse goli i tij mahnitës në finalen e Champions Legues nuk u vlerësua sikurse goli i yllit të Liverpoolit në derbi

“Po, jam i befasuar, të jem i ndershëm”, ka thënë Bale për FourFourTwo kur është pyetur për këtë gjë.

“Çfarë të them? E ka bërë çmimin të duket pak i vogël, edhe pse edhe goli i Salah ishte interesant”.

29 vjeçari thotë se ai e di që ka bërë diçka speciale kur e ka goditur topin me këmbën e tij të majtë, edhe pse ishte gati 20 metra larg.

“Ishte instiktive”, ka shtuar Bale.

Kisha trupin e vendosur në mënyrë të drejtë, e kisha këmbën drejt dhe e kapa shumë mirë. Kur e kap topin mirë, e dini që ai përfundon në rrjetë”.
Shtuar më 03/12/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori