Bale iku nga stadiumi, Reali merr vendim për uellsianin
Ylli uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, u largua nga stadiumi Santiago Bernabeu në minutën e 78-të të ndeshjes kundër Real Sociedadit. Klubi madrilen ka vendosur që ta gjobisë futbollistët për shkak se ai ka thyer rregullat e klubit.

Sipas "El Confidencial" edhe bashkëlojtarët e BaleReal Madrid ishin të pakënaqur me sjelljen e tij. Uellsiani ka marrë kritika edhe nga tifozët, të cilët besojnë se ai nuk është duke bërë mjaftueshëm për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Është ende e paqartë pse sulmuesi u largua kaq herët, mirëpo kamerat e emisionit televiziv spanjoll, “El Chiringuito” e kapën atë përderisa ishte duke u larguar, kur rezultati ishte ende 1-0 dhe bashkëlojtarët e tij po tentonin ta përmbysnin rezultatin.

Ish-lojtari i Real Madridit, Edwin Congo, sqaroi se lojtarët e përfshirë në skuadrën e ndeshjes, gjatë kohës së tij në klub, ishin të detyruar të qëndronin deri në fund të ndeshjes në stadium dhe ky rregull është ende i vlefshëm. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2019, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori