Bale ka "zili" Ronaldon, kërkon të njëjtën pagë sa portugezi
Gareth Bale do t’i kërkojë Realit që të ketë të njëjtën pagë me portugezin Cristiano Ronaldo, shkruan “The Times“. Kjo do të thotë se uellsiani do 750 mijë paundë në javë, një shifër marramendëse.

Siç dihet, me kontratën e re Ronaldo pritet të përfitojë një rritje page me 260 mijë paundë për javë krahasuar me pagën e tij aktuale. Duke përfshirë taksat, kampioni i Evropës do të paguhet rreth 20 milionë paund në vit.

Kjo është pikërisht shifra që kërkon edhe Bale me kontratën e re. Siç duket, 27-vjeçari mendon se tani ai nuk jep asgjë më pak në fushë në krahasim me shokun e tij të skuadrës.

Uellsiani gjithnjë ka qenë lojtar vendimtar për skuadrën kampione të Evropës, sidomos në ndeshjet e rëndësishme.
Shtuar më 15/10/2016, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori