Bale: Lojtarët janë si robotët
Lojtari i Real Madrid , Gareth Bale , është një futbollist që nuk është mësuar të flasë me media.

Karakteri i tij nuk e vë në qendër të vëmendjes dhe sa herë që ai flet befason me deklaratat e tij.

Këtë herë, larg reflektimit të së ardhmes së tij, uellsiani ka vlerësuar punën e futbollistit në një film të BT Sports, si është jeta e një lojtari futbolli i cili ka komentuar se, herë pas here, "duket si një robot", shkruan Indeksonline.

"Ata na tregojnë se ku të jemi, kur të jemi atje, se sa kohë duhet të hamë, sa kohë duhet të shkojmë me trajnerin. Është sikur ta humbësh jetën në një farë mënyre".

"Nuk mund të zgjedhësh atë që dëshiron të bësh dhe kur dëshiron ta bësh. Pra, po, mund ta kuptoj plotësisht se pse ata thonë këtë. Por nga ana tjetër, mendoj se një karrierë në futboll është aq e shkurtër sa ndonjëherë ju duhet t’i sakrifikoni këto gjëra", thotë uellsiani në filmin që do të ketë premierën me 29 maj. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori