Bale-Mania në Madrid
Në Madrid të gjithë janë dashuruar menjëherë pas Garteh Bale. Sikur të mos mjaftonin turmat e njerëzve që pushtuan "Santiago Bernabeun" për prezantimin e uellsianit, tifozët kanë vrapuar menjëherë në dyqanet zyrtare të klubit, për të rrëmbyer menjëherë një fanelle me numrin 11-të dhe emrin e Gareth Bale mbi supe.

Bale-Mania ka përfshirë gjithë kryeqytetin spanjoll, madje dhe klubi "Los Blancos", jo vetëm që ka nxjerrë në shitje menjëherë fanellat e reja, por e ka ekspozuar atë dhe në vitrinën kryesore të dyqanit të tij.

Një fanellë e Bale e cila kushton 75 euro, është preferuar jo vetëm nga tifozët meshkuj, që kanë nxituar ta veshin atë ende pa e paguar në kasë, por gjithashtu dhe nga tifozet femra që ndoshta te Bale përveç lojtarit këmbëshpejtë shikojnë dhe një djalosh simpatik.

Përveç fanellave të bardha, Reali ka hedhur në treg dhe fanellën e tretë me ngjyrë blu me emrin e ish yllit të Tottenham, e cila kryesisht duket se është preferuar nga fëmijët, që mesa duket janë më të prirur drejt ngjyrave. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori