Bale mund të ishte i Barçës
Pëlqej
Gareth Bale mund të ishte sot në fushë përkrah Lionel Messit dhe yjeve të tjerë të Barcelonës, nëse nuk do të kishte patur kundërshtim nga agjenti i tij. Nuk bëhet fjalë për ndonjë fantazi të merkatos, por është një prapaskenë e vitit të kaluar që zbardhet në një emision të "Catalunya Radio".

Klubi katalanas ishte një nga ndjekësit më të afërt të uellsianit në 2012-ën dhe madje raportohet se ka patur takime mes drejtuesve të blaugranave dhe përfaqësuesit të Bale, Jonathan Barnett.

Barcelona ishte gati t’i ofronte Tottenham-it 60 milionë euro për kartonin e mesfushorit, por Barnett më pas kërkoi dy vjet kohë, me pretekstin se Bale ishte ende shumë i ri për t’u shkëputur nga familja në Britani dhe për të nisur një jetë të re në një kampionat tjetër. Katalanasit nuk këmbëngulën dhe hoqën dorë nga kjo pistë, duke nënshkruar më pas me Jordi Alban.

Nëse gjithçka sipas Catalunya Radio është e vërtetë, atëherë pyetja që lind natyrshëm është: Me pak insistim, a do t’ia kishte dalë Barcelona ta merrte Bale për një shifër më të leverdisshme se Real Madrid? Pas një telenovele të gjatë në merkaton e verës, "Los Blancos" arritën ta kthejnë në madrilen talentin uellsian për shifrën rekord të 100 milionë eurove, duke e bërë kështu lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, para të yllit portugez Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori