Në dhomat e zhveshjes te Real i
Madridit, ka një klimë shumë të tensionuar për Gareth
Bale. 29-vjeçari ka prishur marrëdhëniet me pjesën tjetër të grupit dhe me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit.
Sipas asaj që raporton “AS”, kjo situatë është shumë e vështirë për tu menaxhuar dhe kjo u pa ditën e djeshme, kur
Bale refuzoi të përqafohej me Lucas Vazquez pas penalltisë të shënuar. Marcelo dhe Courtois kanë komentuar shumë herë karakterin e uellsianit dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak atij.
Një gjë është e sigurtë që në kampin e Realit të
Madridit, vjen era barut dhe shumë vështirë situata do të ketë zgjidhje, nëse nuk do të ketë largime.
Shtuar më 25/02/2019,
ora 17:00